Zaimina Vasjari, e ftuar të mbrëmjen e djeshme në “Xhing me Ermalin”, habiti të gjithë me karrocën luksoze që ia kishte blerë vajzës së saj të porsalindur.
Zaimina dukej në nënë shumë seksi ndërsa shtynte karrocën, për të cilën u shpreh se një karrocë të tillë e meriton një princeshë si Khloe – vajza e saj.
“Ka ardhur me karrocë, ka ardhur me vajzën, eh ta dini ju njerëz sa lekë ka bërë kjo karroca”, u shpreh Ermali dhe menjëherë me siguri jeni bërë kurioz.
Nga një kërkim i thjeshtë “Xing.al” zbulon se karroca e zezë prej lëkure, e vajzës së Zaiminës kushton plot 1,424 euro.