Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” sot në orën 8:00 të mëngjesit është gjetur pa shenja jete një punëtor. Viktima është Gent Zymberi, 29 vjeçar dhe punonte në sektorin e IT-së.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
“Rast vdekje e dyshimtë është raportuar rreth orës 08:00 të mëngjesit”, tha Flora Ahmeti. Ekipet e mjekësis ligjore dhe Policia janë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë edhe drejtori i postës Agron Mustafa, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social facebook për vdekjen e tij, pasi duket të ketë pasur lidhje familjare me të.
‘Tash dy vite duke festuar ditelindjen e tij, sot duke qajte per te. Genti nuk eshte ma n mesin tone! E pa besueshme’, Sa e pa meshirshme jeta!!’ ka shkruar Mustafa.
Mëposhtë keni edhe fotografitë e personit në fjalë:/gazetametro.net