Wendty Davison, 50, vdiq në shtëpinë e saj në Derby muajin e kaluar pas një beteje me sëmundjen e kancerit.
Russel Davison, të cilit iu thye zemra nga vdekja e bashkëshortes, tha se nuk do që gruaja e tij të varroset, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
“Vdekja është shumë tabu në shoqërinë tonë dhe askush nuk do që të flas për të”, ka thënë ai.
“Nuk dua që ajo të varroset. Dua që ne të kujdesemi për trupin e saj në shtëpi, ta kemi atë në dhomë dhe unë mund të fle me të”, ka deklaruar burri.
Rregullat e varrimit të të vdekurve në Britani të Madhe kërkojnë që trupi të pastrohet pasi të vdes dhe të bëhet gati për varrim.
Trupi mund të mbahet në shtëpi për disa ditë derisa të kryhen procedurat.
Burri u detyrua të heq dorë nga ideja e tij për shkak të ligjit. /Gazeta Shneta/