Tristan Reese ka flokë të shkurtër të zeza, mjekër të shpeshtë dhe barkun e rritur nga shtatzënia në javën e 35-të.
Reese është transgjinor i cili nuk ka bërë ndonjë operacion për ta rikuperuar gjendjen e tij, shkruan NewYorkPost, transmeton Gazeta Shneta.
Ai dhe partneri i tij, Biff Chaplow të cilët jetojnë në Oregon të SHBA’së, janë duke u përgatitur për ta mirëpritur fëmijën që e kanë konceptuar natyrshëm. Çifti tashmë ka dy fëmijë të adaptuar.
“Një mëngjes u zgjova dhe u ndjeva vërtet keq. Sikur të kisha ethe të këqija”.
Rastësisht e mora një test shtatzënie i cili doli pozitiv. Thash me vete ‘Oh Zoti im, kjo vërtet paska ndodhë”, rrëfen Reese.