Përderisa Jason Gayler ishte duke i shikuar fotografitë e vjetra të familjes para se vajza e saj të diplomonte nga shkolla e mesme, ai gjeti një fotografi të veçantë.
Fotografia shfaqte Jasonin duke dërguar vajzën e tij 5 vjeçare Brittany në ditën e parë në kopsht. Jason e dinte se duhet ta rikrijonte këtë.
Kështu, në ditën e fundit të vajzës së tij në Teksas, ai e dërgoi atë në shkollë, duke e plotësuar kështu ciklin e saj të edukimit, raporton CNN.
Kur ajo i postoi fotografitë krahasuese në Twitter, Brittany nuk priste se do të bëhej aq shumë e popullarizuar në rrjete sociale, transmeton Gazeta Express.
Publikuar më 25 maj, postimi në Twitter tani ka më shumë se 60,000 pëlqime dhe 14,000 ‘retweet’.
Brittany e quajti këtë një moment që s’do ta harrojë kurrë.