Të kesh një fëmijë me një sëmundje kronike është mjaft e vështirë.
Megjithatë, kur fëmija shkon në shkollë ose në çerdhe, dhe menaxhimi i sëmundjes në fjalë bie në duart e dikujt tjetër nga familja, stresi mund të jetë tepër i madh, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse çështja në fjalë është një alergji, një orar mjekimi ose diçka që kërkon ndihmë shtesë me aktivitetet, menaxhimi i logjistikës së kujdesit të një fëmije mund të shkaktojë shumë stres për prindërit.
Kjo është arsyeja pse ideja e nënes amerikane Lauren Rowe për menaxhimin e diabetit të vajzës së saj Leah është aq e zgjuar.
Mamaja e Floridës ndau strategjinë e saj në një post në Facebook, i cili që atëherë është bërë viral, duke shpjeguar mënyrën se si ajo përgatit shkollën e vajzës së saj për aspektet praktike të të pasurit të një fëmije me diabet në klasë./Gazeta Shneta/