Kushtetuesja nuk do të marr vendim këtë vit për Ligjin e Pagave

2019-12-10 në ora 09:50

Gjykata Kushtetuese nuk pritet të marr vendim brenda këtij viti për Ligjin e Pagave.

Avokati i Popullit e dërgoi Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese pas ankesave të 35 sindikatave për pakënaqësitë e tyre. Drejtori i Zyrës për Informim në këtë gjykatë, Veton Dula, ka deklaruar se nuk ka ndonjë afat ligjor se kur do të merret vendimi.

Në anën tjetër njohësi i Kushtetutës Mazllum Baraliu nuk pret të merret vendimi brenda këtij viti. Sipas tij edhe politika ka preferenca të ndryshme për këtë ligj.

“Nuk besoj që në asnjë mënyrë vendimi do të bëhet publik para Vitit të Ri, as pas festës por duket se ambiciet dhe interferimet politike te grupacionëve të ndryshme pro ose kundër që të shkoj apo të ndalet ai Ligj. Është çështje e Gjykatës kur e merr vendimin por jo kaq shpejt”, ka shtuar ai.

Baraliu ka thënë gjithashtu se Ligji do zbatohet prej 1 dhjetorit deri në vendimin e Gjykatës.

“Është e rëndësishme që Ligji do të zbatohet prej 1 dhjetorit përveç atyre dispozitave që Avokati i Popullit i ka veçuar si diksutabile dhe Gjykata rrjedhimisht me një masë të masë të përkohshme nëse e ndërmerr do të i veçoj ato nene”, ka shtuar ai për arbresh.info.

Në anën tjetër Ministria e Financave ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e zbatimit të këtij ligji në muajin dhjetor. Nga MF kanë thënë  gjithashtu se ky Ligj është në fuqi deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

“Për zbatimin e Ligjit për Pagat janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor. Mjetet financiare janë në buxhet, masa e pagave e buxhetuar është më se e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare. Nëse Ligji për Pagat dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë deri në marrjen e vendimit nga kjo gjykatë ligji aktual është në fuqi dhe nuk e pengon implementimin e tij nga ana e Ministrisë së Financave”, ka thënë për Muharrem Shahini, zyrtar për informim në Ministrinë e Financave. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *