Modelja e njohur shqiptare vazhdon të na sjellë momente të bukura për të gjithë ndjekësit e saj duke prezantuar fëmijët e saj.
Rrjetet sociale tanimë janë bërë vend ku prezantohen momentet e përditshme të cilat zgjojnë kërshërinë e shumë lexuesve.
Emina së fundmi ka publikuar një foto të fëmijëve të saj, Mia Sorayas së vogël dhe Ellas.
Vogëlushet duken për mrekulli derisa na përshëndesin me dorë. Kujtojmë që Emina ishte para pak ditësh në Francë, derisa tani sërish është rikthyer pranë vajzave të saj./Gazeta Shneta/