Neal Browning dhe Jennifer Haller po ndihmojnë studiuesit të gjejnë një vaksinë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Të dy janë në një grup prej 45 individësh të shëndetshëm, të cilët kanë bërë vullnetarisht një provë për vaksinimin ndaj koronavirusit në shtetin Uashington shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ata secili foli për CNN për arsyen pse zgjodhën të marrin pjesë
Browning tha se po e bën këtë që sa më shpejt të jetë e mundur të përfundojë, duke shtuar ” Sa të jem i shëndetshëm dhe i aftë në kërkime mundem dhe shpresoj se do të gjeni një vaksinë më shpejt. ”
Haller tha se ishte vendim i lehtë për të.
“Unë jam aq e privilegjuar në jetën time që të jem e shëndetshme dhe të kem familje dhe miq përreth,” i tha ajo Chris Cuomo të CNN. “Unë punoj për një kompani që lejon fleksibilitetin të marr kohë pushimi dhe të punoj nga distanca sa herë që kam nevojë. Unë thjesht kam një privilegj të madh që mund t’i bëj ato gjëra.”
Ajo thotë se ndihet e “bekuar” se ka mundësinë të bëjë diçka që mund të sjellë ndryshim.
“Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm tani,” tha ajo. “Dhe në të vërtetë unë do të bëj diçka këtu.”, shtoi ajo./GazetaShneta/