Sot rreth mesditës një veturë ishte përplasur me autobusin, si pasojë ndërruan jetë pesë persona, anëtarë të së njëjtës familje.
Më pas u raportua se dy nga viktimat janë fëmijën, babai dhe nëna e tyre dhe gjyshja, shkruan gazetametro.net.
Viktima e pestë, sipas Policisë, është një grua më e vjetër e cila mësohet se është nëna e burrit që voziste.
Siç mësohet, familja jetonte në Zvicër dhe kishin ardhur dje për të pushuar në Kosovë.
Për këtë aksident të rëndë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili u shpreh i pikëlluar dhe më këtë rast bëri apel për kujdes në trafik.