Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa do të takohen sot për të biseduar për koalicionin.
Në këtë takim pritet të arrihet marrëveshja për pozitën e Presidentit, e cila do t’i jepte epilog marrëveshjes për koalicion qeverisës ndërmjet këtyre dy partive, shkruan Gazeta Shneta.
Të dy liderët dhe zyrtarët e partive ende nuk kanë treguar zyrtarisht për ndarjen e ministrive në qeveri, por deri më tani është spekuluar se ministrinë e Shëndetësisë do ta marr Vetëvendosje.
Nëse do të ndodh një gjë e tillë, atëherë kjo parti ka disa emra të cilët mund ta marrin këtë pozitë. Mw i pwrfoluri wshtw Dr. Arben Vitia, ish-drejtor për shëndetësi në Komunën e Prishtinës.
Dr. Jusuf Ulaj, anëtar i grupi të ekspertëve për shëndetësi, Dr. Baton Kelmendi poashtu, deputetja dhe nënkryetarja e VV-së Fatmire Mulhaxha Kollçaku. /Gazeta Shneta/