Kur të merrni në konsideratë bërjen e testit për simptoma që shfaqni të ngjajshme me koronavirus

2020-03-26 në ora 17:18

Nëse nuk ndiheni mirë, mund të pyesni veten nëse keni virusin Covid-19.

Por testimi nuk është i disponueshëm për të gjithë tani, kjo mund të ndryshojë në të ardhmen shkruan WebMD.

Pra, nëse simptomat tuaja janë të buta, mjeku juaj ndoshta do t’ju bëjë thirrje që të merrni veten më mirë e shpejt në shtëpi.

Mos harroni që në rast të nevojës kur telefoni mjekun tuaj për ndihmë, për t’ju identifikuar me koronavirus ata do ju parashtrojnë disa pyetje të përgjitshme përcjell Gazeta Shneta:

-Keni ethe apo kollë?

-A keni gulçim?

-A keni qenë në kontakt të ngushtë (brenda 6 këmbësh) me dikë që ka Covid-19?

-A keni udhëtuar kohën e fundit?

Poashtu nëse jeni mbi 60 vjeç ose ke një problem tjetër shëndetësor kjo e bën më të predispozuar që mund të keni probleme serioze nga virusi, edhe nëse simptomat tuaja tani duken të buta.

Disa nga ato probleme shëndetësore përfshijnë: Sëmundje të zemrës, mushkërive ose veshkave, presioni i lartë i gjakut, diabet, ose kancer.

E në rastin kur ju dyshoheni për kontraktimin me koronavirus atëhere kaloni në fazën e testimit.

Një punonjës i kujdesit shëndetësor do të marrë një mostër të traktit tuaj të frymëmarrjes.

Gjithashtu do të vendosin një shtupë të vogël pambuku deri në hundë, ose mund të marrin një mostër dhe nga fyti juaj.

Nëse jeni duke kollitur atëhere marrin dhe sekrecionet e mukozës dhe vazhdojnë për testim.

Sa zgjasin rezultatet e testit?

Mund të nevojitet tek një laborator rreth 24 orë për të bërë testin tuaj. Testet e ardhshme mund të jenë më të shpejta. /Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *