Koha për vizitën e parë tek dentisti është pak kontraversiale. Akademia Amerikane e Dentologjisë Pediatrike sugjeron që ta dërgoni fëmijën tuaj tek dentisti në moshën 3 vjeç, përveç në rast se mjeku i tij vëren ndonjë problem i cili kërkon vëmendje më të hershme, apo në rast se mendon se fëmiu juaj mund të këtë ndonjë problem dental. (Rreziqet përfshijnë historinë e kavitisit në familje dhe shëndet të dobët të dhëmbëve gjatë shtatëzanisë suaj). Në rast se mjeku mendon së fëmija juaj është në rrezik atëherë ai do të ju dërgojë tek dentisti 6 muaj pas daljes së dhëmbëve të parë ose rreth moshës 1 vjeç të jetesës cilado që vjen e para. Gjatë vizitave të rregullta tek mjeku, ai duhet të kontrollojë se a janë duke iu rritur dhëmbët në mënyrë normale. Mjeku poashtu duhet të pyet për dietat dhe higjienën e dhëmbëve dhe do të mund të përshkruaj dhe përdorimin e fluridit.
Akademia Amerikane e Dentologjisë Pediatrike dhe Asosacioni Dental Amerikan, prapëseprapë rekomandon që ta sjellni fëmijën tuaj në kontroll tek dentisti prej moshës 6 deri 12 muajsh. Ata kanë vërejtur se në 30 vitet e fundit në Amerikë, prishja e dhëmbëve tek foshnjat nuk ka pësuar rënie si tek dhëmbët e të rriturve, dhe se rreth 40% e fëmijve kanë prishje të dhëmbëve gjer në moshën 5 vjeç. Një kontroll i hershëm dental do ta gjente problemin te cilin mjeku juaj më vonë nuk do të mund ta gjente apo ta diagnostikonte. Vënia e hershme e kontaktit me dentistin, thonë Akademikët, ju mundëson familjeve të kenë informim të rëndësishëm rreth gjendjes së tyre shëndetsore, dhe poashtu përkujdesje në rastet emergjente si dhe ato rutinore të ditëpërditshme. /Gazeta Shneta/.