Kur nuk arrini të mbeteni shtatzënë ju kap stresi – disa këshilla për ta shmangur

2019-02-10 në ora 23:20

Kur provon të sjellësh në jetë një fëmijë dhe ai nuk vjen, stresi i grave rritet më shumë, sepse duan të bëhen nëna dhe nuk munden. Disa udhëzime për ta kaluar sa më lehtë këtë fazë.

Një nga arsyet më stresuese për shumicën e grave është kërkimi i një fëmije që nuk vjen. Historitë e atyre që kanë përjetuar këtë ngjarje janë shpesh të ngjashme: ato tregojnë për martesa të lumtura, situata të qëndrueshme ekonomike dhe shumë siguri: në këtë mënyrë gratë mendojnë se është koha e duhur për të pasur një fëmijë.

Por kalojnë muaj, fëmija nuk ngjizet, stresi fillon të rritet, bëhen të gjitha kontrollet për problemin në fjalë (nga ku u vërtetohet se në planin fizik gjithçka është në rregull) dhe si pasojë çifti bie në krizë. Stresi dhe ndjenja e dobësisë, pas të gjitha përpjekjeve të bëra, shkaktojnë shumë ankth te gruaja, e cila ndien se po i ikin vitet më të mira për të sjellë në jetë një fëmijë dhe ka frikë se mos humbet gjithçka, duke përfshirë këtu edhe burrin.

Gabimet që duhen shmangur
Vullneti nuk duhet të mungojë asnjëherë. Sjellja në jetë e një fëmije është një ngjarje natyrore; edhe natyra ka fazën e saj të “pjekurisë”. Nëse nuk piqen të gjitha kushtet, atëherë është e kotë të shpresosh. Njerëzit kanë në dorë të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos e lënë stresin t’i dominojë.

Ankthi për të ardhmen
Ekzaminimet nuk tregojnë asgjë dyshuese. Duhet të jetë një përgjigje pozitive, por nuk lexohet në këtë mënyrë, madje është burim i një stresi akoma më të madh. Ndaj edhe femrat janë të prirura të mendojnë: “Po si vallë kështu, nëse të gjitha janë në rregull, çfarë ka që nuk funksionon?”

Autokritika dhe ndjenja faji
Duke qenë të stresuar në kokë vijnë mendime të rrezikshme, si për shembull: “tek unë ka diçka që s’shkon, nuk jam e zonja, s’jam e aftë. Gjithashtu nuk kam arritur objektivin e përcaktuar në kohën që kisha vendosur. Me sa duket ka kaluar shumë kohë nga periudha kur ndoshta duhet të kisha provuar, por me sa duket nuk qenka e shkruar për mua!.

Zgjidhja: dorëzojuni ngjarjeve
Racionalitet i tepruar, një mënyrë logjike e të menduarit dhe e padëmshme, një kokë që do të vendosë edhe kohën e ngjizjes: këta janë armiqtë e parë të femrave që duan të mbeten shtatzëna, por që nuk arrijnë. Pra nuk duhet të harroni se ngjizja nuk varet prej nesh dhe nuk duhet të rebelohemi kur nuk arrijmë atë që dëshirojmë, sepse kështu nuk bëjmë gjë tjetër veçse nxisim stresin. Xhindosja, nevrikosja nuk janë produktive.

Mjaft luftuat, por shijoni jetën
Por si mund të keni sukses kur kërkoni me këmbëngulje gjëra që nuk janë në dorën tuaj, duke konsumuar edhe forcën që ju nxit të ecni përpara? Ju duhet të prisni momentin e duhur dhe të mos i humbisni rastet që ju vijnë në dorë, sepse në të kundërt është njësoj sikur po luftoni kundër mullinjve të erës.

Nëse shtatzënia apo diçka tjetër nuk vjen atëherë kur e dëshirojmë, të gjithë jemi të prirur të zhytemi në një tunel të errët stresi në fund të të cilit nuk do të gjejmë asgjë përveç pakënaqësisë, pasigurisë dhe depresionit. Çfarë duhet bërë atëherë? Asgjë, por duhet t’i dorëzoheni fatit, të ulni armët dhe të mos luftoni më. Duhet ta pranoni që ngjizja është ngjarje misterioze që ndodh atëherë kur duhet të ndodhë.

Kjo është e vetmja mënyrë për të mos shkatërruar jetën me duart tuaja dhe të nxisni ngjarjen të cilës i jeni trembur prej kohësh. Historitë e atyre që kanë ndjekur këto udhëzime konfirmojnë se janë bërë prindër.

Të gjitha gratë mbeten shtatzëna, edhe pse provojnë pa pushim dhe ngjizen pas shumë vitesh atëherë kur i kanë humbur të gjitha shpresat dhe problemi nuk është më një fiksim, por krijimtaria mbush jetën e tyre në mënyra të ndryshme: me një punë të re, interesa të reja, miq të rinj, aktivitete të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *