Shtatzënia me një bebe dallon shumë nga ajo me binjakë. Të dyja këto, aq sa e gëzojnë nënën, poashtu edhe e mundojnë për shkak të vështirësive.
Të sjellësh binjakë ne jetë shoqërohet me dyfish rreziqe për organzimin. Më poshtë i gjeni disa karakteristika, si lëvizja e binjakëve, lindja e tyre, etj.
Mundësia për shfaqjen e problemeve të ndryshme është edhe më e madhe dhe më poshtë do të lexoni në mënyrë të përmbledhur të gjitha shqetësimet, të vertetat dhe mitet për shtatzëninë me binjakë.
Foshnjet nuk kanë peshë trupore të njëjtë dhe kjo nuk konsiderohet si problem deri në momentin që foshnja e vogël rritet normalisht . Problemi më i madh është tek binjakët identikë që rriten në një qese amniotike.
Shumica e binjakëve lindin midis javëve 35 – 37, por nuk ka një datë fikse. Placenta qoftë një apo dy rëndon më shumë mitrën tek nëna që pret binjakë duke shtypur qafën e mitrës. Kjo gjë mund të sjellë kontraktime të parakohshme dhe zgjerim të qafës së mitrës.
Nuk është e thënë që nënat që presin binjakë do i sjellin në jetë përmes operacionit cezarian. Gjithçka varet nga pozicioni i fëmijës se parë.
Nënat mund t’i ndjejnë lëvizjet e të dyja foshnjeve. Pas javes së 24, foshnjet pozicionohen dhe nëna mund t’i ndjejë. /syri.net