Foshnjet fillojnë të flasin gjatë dy viteve të para të jetës. Shumë kohë përpara se të fillojë të flas, ato janë duke mësuar rregullat e gjuhës dhe mënyrën e komunikimit që bëjn të rriturit.
Në fillim do të fillojë të përdor gjuhën, buzët, qiellzën dhe dhëmbët nëse kanë filluar t’i dalin, për të krijuar tingujt e parë, shkruan Baby Center, transmeton Gazeta Shneta.
Shumë shpejt këta tinguj do të fillojnë të jenë fjalë të vërteta, si “mama” dhe “dada”, të cilat do të shpëtojnë nga goja e bebes në muajin e 6, dhe do të ndjeni lotët e gëzimit derisa dalin nga sytë tuaj.
Pas kësaj, bebja do të fillojë të marrë fjalë të tjera nga ju dhe çdokush që i qëndron pranë. Dhe, shpesh herë, në mes muajit të 18 dhe vitit të 2të, ajo do të fillojë të formulojë fjali me dy deri në katër fjalë.
Përderisa bebja fillon të zhvillojnë gjendjen mendore, emocionale, dhe sjelljet, është mëse e aftë të përshkruaj çfarë sheh, dëgjon, ndjenë, mendon dhe dëshiron.
Si mësojnë bebet të flasin?
Shumë studiues besojnë se procesi i të kuptuarit gjuhën fillon derisa beba është ende në mitrën e nënës. Tamam në kohën kur ajo fillon të mësohet me rrahjet konstante të zemrës, bebja fillon të përfshihet nga tingujt e zërit të nënës dhe mund ta dallojë atë nga zërat e të tjerëve.
Si t’i ndihmoni bebes të fillojë të flas?
- Bisedoni me të gjatë gjithë kohës për çështje të ndryshme
- Lexojini përralla, libra, dhe çfarëdo shtypi që ju rastisë në duar
- Dëgjojeni edhe nëse nxjerr vetëm shprehje të pakuptueshme. /Gazeta Shneta/