Kur duhet të keni marrëdhënie seksuale për të mbetur shtatzënë

2019-07-11 në ora 21:30

Kalkulatori i ovulimit – Kuptoni se kur i keni ditët e ovulimit dhe rritni mundësitë tuaja për të konceptuar.

Koha është çdo gjë. Sperma mund të jetojë për dy – tre ditë, por veza vetëm rreth 12 gjer në 24 orë. Për të rritur mundësitë e koncepsionit, është e rëndësishme që të keni marrëdhënie seksuale më shpesh se një herë gjatë kohës së ovulimit.

Një qasje e mirë është që të keni marredhenie seksuale 1-2 ditë përpara ovulacionit dhe përsëri në ditën që ju ovuloni. Në këtë mënyrë, ka me shumë gjasa te behet furnizimi i shëndetshem i spermës duke pritur në tubën fallopiane, kur një vezë është lëshuar.

Natyrisht që nuk është e qartë krejtsisht se kur ovulon një grua. Kjo e tëra mvaret nga gjatësia e ciklit të saj menstrual. Gruaja ovulon rreth 14 ditë para ciklit të ardhshëm menstrual – jo në mes të ciklit, siç mendohet zakonisht. Nëse cikli juaj menstrual zgjat 28 ditë, që është mesatarja, atëherë ju do të ovuloni në gjysmë të rrugëtimit tuaj të ciklit, ju do të ovuloni rreth ditës 21, dhe jo 17.

Si mund ta di kur jam duke ovuluar?

Disa gra janë shumë të vetëdijshme kur ato ovulojnë. Disa të tjera nuk vërejnë ndonjë ndryshim fare. Nëse po mendoni të mbeteni shtatzënë, ndiqni ciklin tuaj për disa muaj me rradhë.

Disa nga shenjat e ovulimit përfshijnë:

Ndjeshmëri të gjinjëve

Ndjenjë jokomforte në mes të barkut tuaj

Shkarkim të shtuar vaginal që duket si lagështirë, e tipit të së bardhës së vezës

Rritje e lehtë e temperaturës bazale të trupit. Temperatura bazale e trupit tuaj apo BBT, është temperatura më e ulët e trupit tuaj gjatë periudhës 24 orëshe. Ju këtë mund ta hetoni çdo mëngjes me një termometër të veçantë./GazetaShneta/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *