Pak nga pak pritjes së ëmbël për lindjen Estela Ujkën i erdhi fundi.
Pas lindjes se dy vajzave Lorest dhe Sharmin erdhi në jetë vogëlushja Damara Brookly.
Prap këtë herë blogerja ka zgjedhur një emër mjaft të veçantë i cili ka një kuptim mjaft interesant. E pyetur nga revista “Living” lidhur me emrin Estela tha se zgjodhi këtë emër sepse është me kuptim shqip.
“Doja një emër shqiptar, që të tingëllonte bukur dhe të mbaronte me bashtingëllore, si Lorest dhe Sharmin”,- ka thënë ajo.
Përsa i përket Brooklyn, kanë zgjedhur këtë emër të dytë pasi pikërisht atje i erdhi fundi pritjes së ëmbël. / Gazeta Shneta /