Xhensila dhe Bes Kallaku së fundmi janë bërë prindër të një vajze të vogël e të cilën e kanë emëruar Ajka.
Derisa në vazhdën e urimeve për vajzën dhe dhuratave të çmuara, pyetja e zakonshme që lind është se kujt i ngjan e vogla e Besit dhe Xhensilës.
Këtë etje e shuan si duket aktori tjetër i mirënjohur Olsi Bylyku i cili duke uruar çiftin ka thënë se vajza i ngjason Besit.
“Mirëseerdhe në jetë Ajka. O Zot, dhuroje shëndet e jetë. Ta kishte këput kokën” – është mbishkrimi që vendos Olsi krahas fotos./Gazeta Shneta/