Mbajtja erë e gojës është diçka që mund ta kemi përjetuar të gjithë të paktën një here. Por në raste të tilla ju nuk keni pse të kufizoni aktivitetet tuaja sociale dhe të ndryshoni standardin e jetesës.
Një lajm i dhënë në faqen e njohur të internetit Ehow shpjegon se çfarë mund të bëjmë për kurimin e erës së gojës. Ja disa metoda:
Duke mbajtur çamçakëz dhe mendër ose duke përdorur sprej të cilët freskojnë gojën mund të shpëtoni përkohësisht nga era kronike e gojës. Por këta nuk janë kura të sakta. Ndërkohë që ju kërkoni rrugët dhe mënyrat definitive të shpëtimit nga era e gojës mund ta mbani të fshehur problemin për një fare kohe.
Nëse i keni hundët e zëna dhe keni vështirësi në frymëmarrje kjo mund të jetë shkak për mbajtjen erë të gojës. Sepse një gojë e thatë mban erë. Konsumimi i rregullt i ujit ndihmon mbajtjen të freskët të gojës dhe gjallëron rrjedhjen e pështymës. Gjithashtu larja e dhëmbëve dhe pastrimi i mbetjeve që mund të mbesin mes dhëmbëve ndihmon në largimin e erës së gojës.
Era kronike e gojës krijohet dhe nga mungesa e higjienës së saj. Mund të mendoni se dhëmbët i lani ashtu siç duhet por a e keni pastruar ndonjëherë gjuhën ? Pas ushqimeve me erë të rëndë apo pas pirjes së një kafeje gjuha i ruan mikrobet dhe bakteret në shtresën e sipërme të saj. Prandaj për të kuruar erën e gojës përveç larjes së rregullt të dhëmbëve duhet dhe një pastrim i rregullt i gjuhës.
Disa sëmundje mund të jenë shkaktarë të erës së gojës. Kemi folur rreth problemeve të sinozitit por edhe sëmundja e diabetit ndonjëherë mund të shkaktojë një erë jo të këndshme goje. Prandaj para se të kurojmë erën e gojës duhet të kurojmë sëmundjen nga e cila vuajmë.
Edhe dietat e mbajtura për t’u dobësuar janë shkaktare të erës së gojës. Veçanërisht nëse si metodë dobësimi zgjidhni dietën e varfër me karbohidrate , jeni të humbur. Në dietat me karbohidrate të pakta trupi prodhon dhe përdor lëndë të quajtura keton. Vetëm se njëra prej tyre del jashtë trupit me anë të frymës dhe mund të shkaktojë një erë të pakëndshme goje. Për të parandaluar diçka të tillë e vetmja rrugë është të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate.