Ekspertët shëndetësorë kanë lëshuar një paralajmërim në lidhje me kripën, si dhe kanë bërë thirrje që të mos u shtoni kripë foshnjave në ushqimin e tyre.
Nevojat e fëmijëve për kripë arrijnë deri në 1 gram deri në moshën 1-vjeçare – të cilat plotësohen nga qumështi i gjirit apo formulës.
Ekzistojnë gjithashtu fakte se rritja e sasisë së kripës në fëmijëri, rrit shanset për të vuajtur nga hipertensioni më vonë.
Në vend që të shtoni kripë në ushqimin e foshnjës, provoni të shtoni përbërës aromatikë, të cilët japin shije, por janë edhe të ushqyeshëm si erëzat e ndryshme.
Kujdes!
Kur përgatisni formulën, lexoni me vëmendje sasinë që duhet të përdorni. Nëse është shumë e koncentruar, ajo përmban shumë kripë.
Kontrolloni etiketën e çdo produkti që blini për t’u siguruar sa kripë përmbajnë./pernenat.al/