Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë ka ndërmarr një operacion për sigurinë në komunikacion.
Ndër pikat e planit operativ, është edhe gjobitja e prindërve që nuk e kanë ulësen e fëmijëve nën moshën 12-vjeçare, transmeton Gazeta Shneta.
Këtë e ka bërë të ditur Fadil Tashevci nga ky njësit, i cili për Kallxo.com ka thënë se operacioni ka filluar më 2 prill ku deri më tani janë shqiptuar 90 tiketa.
Në bazë të ligjit për trafikun rrugor, fëmijët nën moshën 12 vjeçare duhet të jenë të ulur në ulësen e sigurisë për fëmijë.
Në rast se shoferi i mjetit nuk ka ulëse të sigurisë për fëmijë, dënohet për kundërvajtje me gjobë 100 deri 300 euro. Shoferit i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit në kohëzgjatje prej tre deri në gjashtë 6 muaj.