Kujdes nga kjo lojë e re, po vret fëmijët si ‘Balena Blu’

2018-08-12 në ora 20:23

Një tjetër lojë virtuale e ngjashme me “Balena Blu” po qarkullon së fundmi në botën virtuale. Një karakter kukull, i quajtur ‘Momo’, i përdorur në këtë lojë të re, është kthyer ne një sfidë që inkurajon fëmijët të shtojnë një kontakt në Whatsapp.

Ky kontakt i ri do t’u dërgojë vazhdimisht imazhe të dhunshme dhe hapi i fundit i lojës përfundon me kur i jep fund jetes, transmeton Kidstime.

Kjo sfidë që ka futur në ‘rrjetën e saj’ tashmë fëmijë në SHBA, Argjentinë, Francë, Meksikë e Gjermani, mund të lidhet me humbjen e jetes se një 12-vjeçareje nga Argjentina.

Autoritetet e Buenos Aires po hetojnë lidhjen mes vdekjes së vajzës dhe kësaj loje të quajtur ‘Momo’.

Sipas mediave botërore, thuhet se 12-vjeçarja kishte postuar selfie duke bërë disa sfida përpara aktit.

Autoritetet e shteteve të tjera janë të shqetësuara për dëmet që mund të shkaktojë kjo lojë e re e rrezikshme, pasi vazhdon të qarkullojë në mediat sociale, si Whatsapp.

Prindërit këshillohen që të kontrollojnë vazhdimisht telefonin dhe rrjetet sociale të fëmijëve të tyre.

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *