Sipas një studimi amerikan, në ditët e sotme gratë tradhtojnë pothuajse njësoj sa burrat. Psikologët fajësojnë për këtë rrjetet sociale dhe TV.
Imazhi i gruas engjëll, të përkushtuar totalisht ndaj bashkëshortit dhe fëmijëve, sipas një studimi amerikan, është duke u zbehur çdo ditë e më tepër. Barazia e sekseve duket se po përhapet kudo: në punë, në ushtri, dhe sipas të dhënave të fundit, edhe në fushën e tradhtisë. Sipas të dhënave të një studimi amerikan, burrat tradhtojnë në 23 për qind të rasteve, ndërsa gratë në 19 për qind. Një diferencë shumë e vogël kjo, po të kemi parasysh se 20 vjet më parë burrat tradhtarë ishin 2-fishi i grave.
Sipas psikologes amerikane, Peggy Drexler, barazia në tradhti mes burrave e grave nuk është vetëm sasiore, por edhe cilësore. Sipas saj, gjithnjë e më shumë ka gra që jo vetëm tradhtojnë, por janë në kërkim të aventurave të reja.
Studiues të tjetër sugjerojnë se faji për shtimin e këtij fenomeni nuk është vetëm i “Shtëpiakeve të dëshpëruara” (seriali televiziv), por një rol të rëndësishëm në këtë aspekt luajnë edhe rrjetet sociale, të tilla si Facebook, të cilat lehtësojnë situatat për krijimin e lidhjeve motive jashtëmartesore, sidomos te gratë./Gazeta Shneta/