Edhe nëse moti i verës është i nxehtë me temperatura të larta, apo me temperatura të ulëta gjatë stinës së dimrit, lëkura delikate e buzëve tuaja është në luftë konstante kundër këtyre faktorëve.
Lyerja e buzëve me balsame të ndryshme, bëhet me qëllim për t’i mbrojtur ato nga çarja, por bazuar në këto dukuri të vazhdueshme, a është një shenjë se këto produkte nuk janë edhe aq të dobishme siç e keni ditur deri tani?
Në qoftë se buzët tuaja janë të çara pavarësisht kujdesit dhe tentimit tuaj për t’i shëruar ato me balsame të buzëve, kjo është e gjitha për shkak të përbërësve alergjik brenda tyre, me qëllimin për t’iu shtyer juve të përdorni sa më shumë sosh me shpresën e shërimit, shkruan independent.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Ndër përbërësit e tjerë, substanca Lanolin, e cila zakonisht është pjesë e këtyre balsameve, është e pasur me vajra të marrura nga fibrat e tekstilit, dhe është e ndërlidhur me alergji që shkaktojnë skuqje dhe irritim në lëkurën e njeriut. /Gazeta Shneta/