Vendi më i rrezikshëm për fëmijën tuaj për të fjetur është divani, sipas një studimi të ri. Mbi 9,000 vdekje të foshnjeve gjatë gjumit në mes të 2004 dhe 2012 jane të lidhura me kete fakt.
Gati 13% kanë ndodhur në një divan ku flinin foshnja nën tre muajsh, sipas një studimi të ri të botuar në Pediatrics transmeton Gazeta Shneta.
Për të mbajtur fëmijën tuaj të sigurt dhe për të zvogëluar rrezikun e papritur të sindromit të vdekjes foshnjore (SIDS), ndiqni këto udhëzime të sigurta të gjumit nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.
Këshillat e mëposhtme janë shumë të rëndësishme
– Gjithmonë vendosni fëmijën tuaj për të fjetur në shpinë për dremitje dhe gjate natës. (Në qoftë se fëmija juaj është mjaft i madh për tu rrokullisur mos u shqetësoni nëse ai rrotullohet dhe fle përmbys gjatë gjumit.)
– Foshnjat duhet të flenë në një sipërfaqe të sheshtë në një krevat fëmijësh apo bazament që përmbushë standardet aktuale të sigurisë. Asnjëherë mos e vini fëmijën tuaj për të fjetur në një divan ose dyshek uji.
– Mbani të gjitha objektet e buta, duke përfshirë edhe lodrat, jastëkët, dhe batanijet.
– Vendi më i sigurt për fëmijën tuaj për të fjetur eshte në një krevat fëmijësh apo mbajtëse lëvizëse që është në të njëjtën dhomë me ju.
– Mënyra të tjera për të zvogëluar rrezikun e fëmijës suaj për SIDS përfshijnë: mbajtja në gji për aq kohë sa të jetë e mundur duke ofruar një biberon gjatë dremitjes dhe kohës se gjumit, duke i bërë në kohë vaksinat e fëmijërisë, duke e mbajtur dhomën e fëmijës suaj në një temperaturë të rehatshme dhe të mos lejoni kurrë që të pihet duhan rreth fëmijës tuaj. / Gazeta Shneta