Aknet pas adoleshencës janë një çrregullim për shkak të ndryshimit të hormoneve, gjenetike apo për shkak të ushqimeve që bllokojnë poret.
Pra, mënyra se si ushqeheni zbulon shumë përse fytyra dhe trupi në përgjithësi ka akne.
Si ushqim që i ushqen aknet konsiderohet qumështi me të gjitha nënproduktet e tij, edhe pse është burim i mirë për kalcium por mund të shkaktojë çrregullim hormonal.
Duhet të keni kujdes edhe për pijet që kanë shumë sheqer edhe këto ndikojnë që aknet të vazhdojnë te jenë prezente.
Po ashtu, buka dhe makaronat janë të pasura me glikemik, që përkthehet në trup si sheqer, prandaj duhet që edhe këto t’i largoni nga dieta juaj.
Sipas Dr. David Colbert, shmangia nga pijet alkoolike është një lajm i mirë që aknet të largohen nga fytyra juaj./Living/