Nëse e përdorni uthullën e mollës me raste dhe në sasi të ulët, shkalla e rrezikshmërisë është shumë e ulët. Por, nëse e përdorni për një kohë të gjatë ose në sasi të mëdha, mund të ketë rreziqe, transmeton Gazeta Shëndeti.
Ja çfarë duhet të keni parasysh!
- Uthulla e mollës ka përmbajtje të lartë të acidit. Përbërësi kryesor i uthullës së mollës është acidi acetik. Siç sugjeron edhe emri, është mjaft i ashpër. Prandaj ajo duhet të hollohet gjithmonë me ujë ose lëngje para se të pijet. Nëse e konsumoni siç është, rrezikoni dëmtim të smaltit të dhëmbëve dhe indeve në fyt dhe gojë.
- Përdorimi afatgjatë i uthullës së mollës mund të shkaktojë ulje të niveleve të kaliumit dhe të densitetit kockor. Nëse vuani nga osteoporoza ose keni mungesë të kaliumit, konsultohuni më parë me mjekun nëse mund ta përdorni uthullën e mollës.
- Teorikisht uthulla e mollës mund të kundërveprojë me diuretikët, laksativët dhe ilaçe për diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
- Nëse vuani nga diabeti, konsultohuni me mjekun para se të përdorni uthullën e mollës. Uthulla e mollës përmban khromium, një përbërës që mund të alternojë nivelet e insulinës.