Kujdes: Ky mund të jetë numri maksimal i prerjeve cezariane që një grua mund të ketë

2018-03-13 në ora 21:34

Organizmi i çdo gruaje është i ndryshëm. Disa shërohen në një normë të ngjashme pas çdo cezariane, ndërsa të tjerave u nevojitet një periudhë më të gjatë, pas operimeve të mëvonshme. Në lidhje me këtë çështje flet David Ghausi, D.O., drejtor i departamentit të obstetrikës dhe gjinekologjisë në spitalin Los Robles në Thousand Oaks, Kaliforni.

Ndërsa është e vështirë të thuhet përfundimisht se sa prerje cezariane lejohet të bëhen, “përgjithësisht konfirmohet që shumë rreziqe rriten me rritjen e numrit të prerjeve të përsëritura cezariane”, thotë James. Rreziqe të tilla mund të përfshijnë transfuzionin e gjakut, dëmtimin e fshikëzës dhe histerektominë në kohën e lindjes – të gjitha këto të cilat rriten në më shumë se 1% pas një prerje të tretë cezariane. Në fakt, shanset për të pasur nevojë për një histerektomi arrijnë deri në gati 9% për qind pas operacionit të gjashtë, transmeton Gazeta Shneta.

Nuk ka gjithashtu rregull të përcaktuar kur bëhet fjalë numrin e lindjeve cezariane . “Unë kam kryer prerjen cezariane të gjashtë të një gruaje me pothuajse asnjë komplikacion ose vështirësi, dhe kam kryer prerjet e dyta cezariane me shumë komplikacione të mundshme”, thotë Jason S. James, MD, kryetar i Departamentit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Baptist Spitali i Miamit.

Problemet e mundshme që rriten me prerjet cezariane përfshijnë placentën që implikon anormalisht, lëndimin në zorrë ose fshikëzën, dhe hapjen e mitrës.

Për më tepër, kirurgjia e pjesës së stomakut mund të çojë në ngjitje që zhvillohen me trashësi në rritje çdo herë që një operacion cezarion të kryhet në të njëjtën grua dhe mund të vështirësojë lindjen.

Rreziqet më të dukshme janë zhvillimi i hernias, diastasis recti (kur muskujt e stomakut ndahen dhe ndjejnë shtrëngim barku), mpirja dhe dhimbje në vendin e prerjes. James vëren se endometrioza në prerje gjithashtu mund të jetë prezente./Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *