Po jetojmë në një botë ku të gjitha veprimet tona po bëhen pjesë e rrjeteve sociale dhe këtu nuk mungojnë as momentet që kalojmë me fëmijët. Por e dini se jo të gjitha fotot e tyre duhet të bëhen publike? E dini sa e rrezikshme është kjo gjë?
Këto fotografi nuk duhet të postohen asnjëherë në rrjetet sociale
- Fotografitë ndërsa fëmija është i sëmurë apo i dëmtuar. Ju keni për detyrë të mbroni fëmijët dhe jo t’i bëni të duken keq. Mendoni pak si do të ndiheshit ju nëse do t’ju postonin një foto në gjendjen tuaj më të keqe?
- Fotografi të turpshme, pra që fëmija nëse i shikon më vonë mund të ndihet keq. Madje ai në një të ardhme do të ketë shumë pak besim tek ju, por edhe mund të vuajë nga stresi dhe depresioni.
- Nuk duhet të postoni foto ndërsa fëmija ndodhet në uturak. Kjo është shumë private dhe nuk duhet të ndahet me të tjerët. E dini se ajo foto do të jetë atje edhe pas 10 vjetësh dhe fëmija mund të ndihet keq që e keni ndarë me të gjithë?
- Detaje private. Pra mos postoni adresa, shkollen, ermine dados apo informacione te tjera që mund të keqpërdoren.
- Fotografi ku fëmija ka dalë në grup. Nëse doni të publikoni foton e fëmijës tuaj mund ta bëni por nuk keni të drejtë të postoni edhe foton e fëmijëve të tjerë.
- Mos publikoni fotografi që mund të ndikojnë në jetën sociale të fëmijës. për shembull fotografi që tregojnë një dobësi të fëmijës apo një frikë. Bashkëmoshatarët mund ta kthejnë atë në viktimë të bullizmit.
- Mos postoni fotografi me aktivitete të pasigurta. Përse duhët të vendosni një shishe birre apo cigare në dorën e fëmijës? thjesht për “efekt fotografie?” Nuk ngjan as bukur na besoni, por nuk përfaqëson gjithashtu asnjë vlerë!/pernenat.al/