Shumë prej operacioneve janë të komplikuara, sidomos kur ato bëhen në pjesë të trupit që kanë një rrezikshmëri më të lartë.
Histerektomi, është një operacion që ka të bëjë me heqjen e mitrës së një gruaje, edhe pse kjo shihet si krejtësisht normale, studimet e fundit zbulojnë një gjë tjetër.
Ndërsa, ky operacion i cilësuar pa ndonjë rrezikshmëri të lartë, në fakt mund të ketë disa rreziqe që kanë të bëjnë më shëndetin tuaj.
Si pasojë e heqjes së mitrës, ju mund të keni menopauzë mjaft të vështirë, ndërsa siç thotë Dr. Laughlin Tommaso, pacientët mund të provojnë terapinë të ndryshme mjekësore për problemet e mitrës.
‘Shumica e këtyre operacioneve janë bërë për qëllime të mira, sepse shumica e mjekëve besojnë se ky operacion ka rreziqe minimale afatgjata’, shpjegoi më tej Dr. Tommaso, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa, ky hulumtim i realizuar ka të bëjë me inkurajimin e grave që të kenë ndonjë terapi tjetër alternative, jo kirurgjike./Gazeta Shneta/