Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur sot mbledhjen e parë solemne të Qeverisë së re të Kosovës.
Kurti është zotuar se do të punojnë në interes të qytetarëve, ndërsa ka kërkuar nga ministrat angazhim maksimal.
“Ministri i Bujqësisë duhet të kalojë më shumë kohë me bujqit sesa të rrij në zyre, ndërsa ministri i shëndetësisë duhet të kalojë më shumë kohë me mjekët dhe pacientët. Jo të rrijnë ulur në kolltuqe e të urdhërojnë nga lart, por të zbresin poshtë tek qytetari”, ka deklaruar Kurti.
Kujtojmë se ministër i Shëndetësisë është Dr. Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje. /Gazeta Shneta/