Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit është me probleme shëndetësore në zemër, derisa ditën e djeshme kishte shkuar rreth orës 15 në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.
Por si duket kushtet brenda QKUK-së nuk e kanë bindur atë që të vazhdojë shërimin aty, duke kaluar në një spital privat në Prishtinë, këtë e ka konfirmuar edhe Daut Haradinaj, derisa ka shtuar se nuk i di arsyet përse është larguar nga spitali publik.
“E patëm pak në QKUK, por aty, por tash e dërgum për një ndërhyje. Por, s’e di tash”, ka thënë Haradinaj të shtunën.
E, vëllai i kryeministrit ka thënë se janë duke pritur se çfarë do të jetë diagnoza që do të përshkruajnë mjekët për gjendjen e babait, derisa kardiologu në QKUK, Fisnik Hima, ka thënë se babai i kryeministrit është dërguar në spitalin privat aty ku më herët janë kryer intervenimet.
“Në spital privat është. Nuk është në të shtetit. Në spital tonin nuk është. E kanë dërgu në spitalin ku i ka bërë më herët intervenimet”, ka thënë Hima, për Gazetën Express.
Haradinaj disa herë i ka quajtur mjekët e QKUK “heronj” të Kosovës, por mjekimin e babait nuk ua ka besuar atyre.