Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson i cili është konfirmuar pozitiv me koronavirus para disa ditësh, është shtrirë në spital pasi i është vështirësuar gjendja.
DailyMail shkruan se Johnson është hospitalizuar pasi mjekët u shqetësuan sepse simptomat e tij nuk kanë kaluar edhe pas 10 ditësh që kur testi i tij doli pozitiv.
Johnson raportohet se është duke u trajtuar me oksigjenoterapi, derisa zyrtarët kanë deklaruar se gjendja e tij është vështirësuar nga puna e madhe dhe tani i duhet të pushojë. /Gazeta Shneta/