Kruarja vaginale është një shqetësim që shumë gra përballen me të dhe ka disa faktorë që mund ta shkaktojnë atë. Nëse ndodh gjatë ose pas menstruacioneve, mund të jetë rezultat i ndryshimeve hormonale.
Sipas Suzanne Fenske, doktoreshë dhe profesoreshë e gjinekologjisë dhe shkencave riprodhuese në Shkollën Icahn të Mjekësisë, një nga shkaqet e kruajtjes vaginale mund të shoqërohet me kohën e ciklit menstrual në të cilin jeni: “Ndonjëherë gjaku i periudhës së mëparshme mund të shkaktojë kruajtje. Pra, kjo varet nga koha kur e keni pasur ciklin tuaj’’, shpjegon ajo, transmeton Gazeta Shneta.
Siç shpjegohet nga Suzanne, ndryshimet hormonale gjatë menstruacioneve rrisin inflamacionin, diçka që disa tek gra mund të shkaktojë kruajtje. Këto shfaqen edhe gjatë shtatëzanisë, menopauzës ose gjatë përdorimit të kontraceptivëve.
Nëse ju ndjeni kruajtje pas menstruacioneve është shumë e mundshme që shkaku është ndryshimi hormonal. Shumë herë produktet që përdorni gjatë asaj periudhe – siç janë peshqirët sanitarë, mbrojtësit ditorë dhe tamponat – përmbajnë aromat apo produkte që mund të rrisin kruajtjen.
Gjithmonë konsultohuni me gjinekologun tuaj për të përcaktuar shkakun e kruajtjes./Gazeta Shneta/