Kruajtja vaginale është një shqetësim që shumë gra kanë dhe ka disa faktorë që mund ta shkaktojnë atë. Nëse ndodh gjatë ose pas menstruacioneve, mund të jetë rezultat i ndryshimeve hormonale.
Sipas Suzanne Fenske, doktor dhe profesor i gjinekologjisë dhe shkencave riprodhuese në Shkollën Icahn të Mjekësisë, thotë se një nga shkaqet e kruajtjes vaginale mund të shoqërohet me kohën e ciklit menstrual në të cilin jeni: “Ndonjëherë gjaku i periodës së mëparshme mund të shkaktojë kruajtje, krejt varet nga periodat tuaja”. Siç shpjegohet nga Suzanne, ndryshimet hormonale gjatë menstruacioneve rrisin inflamacionin, diçka që tek disa gra mund të shkaktojnë kruajtje.
Këto shfaqen edhe gjatë shtatëzanisë, menopauzës ose gjatë përdorimit të kontraceptivëve. Nëse ju ndiheni që keni kruajtur pas menstruacioneve, ka shumë të ngjarë që shkaku të jetë ndryshimi hormonal. Shumë herë produktet që përdorni gjatë asaj periudhe – siç janë peshqirët sanitarë, mbrojtësit ditorë dhe tamponat – përmbajnë aromat apo produkte që mund të rrisin kruajtjen, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithmonë konsultohuni me gjinekologun tuaj për të përcaktuar shkakun e kruajtjes. Ata do t’ju këshillojnë nëse duhet të përdorni një krem, mbathje të tjera, ose peshqirë të ndryshëm sanitarë. Kur keni dyshime, gjithmonë konsultohuni me një specialist./Gazeta Shneta/