Mjekët kinez ndërsa po trajtonin një grua për kruajtjen e syve gjetën më shumë se 100 parazitë që jetonin në qerpikët e saj.
Gruaja, e njohur vetëm si Znj. Xu, u tha mjekëve në Wuhan që megjithëse gjendja po i shkaktonte skuqje të syve dhe kruarje të vazhdueshme, ajo ishte mësuar me gjendjen shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.
Kur mjekët e pyetën në lidhje me higjienën shtëpiake, ajo pohoi të ketë përdorur të njëjtin jastëk për 4 vite rresht.
Megjithatë, kur gjendja shëndetësore papritmas iu përkeqësuar, ajo përfundoi me të mbetura në pjesën e qerpikëve, të cilat bënë që t’i mbërthenin qepallat e saj së bashku.
Gjatë një ekzaminimi, mjekët u shokuan kur mësuan prezencën e më shumë se 100 parazitëve në qepallat e saj, raportojnë mediat kineze.
Një faqe kineze interneti shkroi se një gjëndër e vetme ishte strehë e kolonisë prej dhjetëra parazitëve.
Mjekët thanë se një kombinim i moslarjes së këllëfëve të jastëkëve për pesë vjet dhe mungesa e qarkullimit të ajrit në dhomën e gjumit të gruas i kishte lejuar parazitët të riprodhoheshin deri në një nivel kaq të dëmshëm.
Ajo u diagnostikua me blefaritis dhe konjuktivitet, inflamacion të bazës së qerpikëve dhe të syrit.
Ajo thuhet se është shëruar tërësisht pas trajnimit./Gazeta Shneta/