Thuajse të gjithë kanë dëgjuar për kristalet mrekulli-bërëse të kripës së Himalajes viteve të fundit, dhe padyshim që i keni parashtruar vetes pyetjen nëse kjo kripë është më e mirë sesa kripa e kuzhinës që e kemi konsumuar deri tani.
Përse është e mirë për organizmin tuaj kjo kripë?
- Ndihmon në shëndetin vaskular
- Mirëmbanë shëndetin e mushkërive dhe funksioneve tjera respirative
- Stabilizon balancin e pH brenda qelizave të trupit
- Redukton shenjat e plakjes në lëkurë
- Rregullon gjumin
- Parandalon dhimbjet muskulore
- Ngritë hidratimin
- Forcon eshtrat
- Zbritë tensionin e gjakut
- Rregullon qarkullimin e gjakut dhe lëngjeve trupore
- Detoksifikon trupin nga metalet e rënda.
Për arsyen se kripa e Himalajeve është kripa më e pastër që ekziston në planetin tokë, në bazë të historisë së saj, dhe vendit ku kultivohet, kripa e detit që përdoret në përditshmëri klasifikohet si e dëmshme për organizmin në një sasi të caktuar. Duke e pasur parasysh ndotjen e oqeaneve dhe detërave tona, të cilat po procesohen çdo ditë më shumë, kjo kripë i mund të gjitha opsionet tjera që kemi, për të mbajtur një shëndet më të mirë.
Kripën himaljane mund ta përdoreni në gatim dhe shërim. Gjithashtu, preferohet edhe për inhalimin e rrugëve të frymëmarrjes. /Gazeta Shneta/