Shoqata për personat e prekur me Fibrozë Cistike ka mbajtur tryezë në lidhje me koston e lartë të trajtimit të pacientëve me fibrozë cistike.
Kryetari i kësaj shoqate Ismet Jahiri parashtroi kërkesa drejt Ministrisë të Shëndetësisë, duke iu ndihmuar pacientëve me medikamente adekuate dhe kryesore. ne kete rast t’i fut ne listen esenciale, varesisht nga mosha, raporton Klan Kosova.
Megjithatë, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili nuk i dëgjoi këto kërkesa, që më parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen.
Sidoqoftë, në Kosovë janë të regjistruar 105 fëmijë të prekur me këtë sëmundje, e që trajtimi i tyre kushton 1,500 euro për secilin.
Këtyre fëmijëve u duhet kontroll edhe në mënyrën e të ushqyerit, e që këtë nuk po e ofrojnë spitalet, për shkak të kushteve të vështira.
Njëra ndër simptomat më të qëndrueshme të kësaj simptome është kolla e thatë, ndërkaq simptomat tjera janë: jashtëqitja, keqtretje, bark të fryrë, masë të pakët muskulore dhe peshë trupore të vogël.