Agron Hasani nga Prishtina ishte mysafiri i parë në edicionin e ri të emisionit “JETA” në kuadër të Expressit në KTV.
Hasani tash e 18 vite jeton në Zelandën e Re. Atje është pronar i një restoranti. Pas 9 viteve, ai është kthyer në vendlindje bashkë me gruan e tij nga Brazili, Thamara.
Thamara është shtatzëne, por nuk e ka problem të gatuaj ushqimin tradicional.
Në “JETA” ai ka treguar për vështirësitë në të cilat ka kaluar që të vazhdonte jetën pas largimit nga Kosova drejt Zelandës.
Storjen mund ta ndiqni nga minuta e 5-të.