Agjensia e Statistikave të Kosovës ka publikuar listën e lindjeve për vitin 2017.
Ajo çka vërehet në këtë listën janë emrat që prindërit kanë zgjedhur për fëmijët e tyre, njofton Gazeta Shneta.
Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2017 për vajza ishte emri Sara (148 raste), më pas Jara (141 raste), etj.
Ndërsa, emrat më të shpeshtë për djem ishin: Ajan (246 raste) dhe Noar (226 raste).
Kjo tregon se kosovarët po zgjedhin emra më të shkurtër, më të thjeshtë dhe aspak tradicional për fëmijët e tyre./Gazeta Shneta