Koronavirusi i ri Covid-19 mund të jetoj nga disa orë deri në disa ditë në aerosolë dhe sipërfaqe të ndryshme, bazuar në një studim të Institutit Kombëtar të Shëndetit, CDC-së dhe Universitetit ‘Princeton’ në SHBA.
Shkencëtarët kanë arritur të detektojnë virusin në aerosolë pas më shumë se tre orëve, më shumë se 4 orë në bakër, më shumë se 24 orë në karton dhe më shumë se tre ditë në plastikë dhe metal-inox, shkruan Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Ngjitëse në SHBA, transmeton Gazeta Shneta.
Këto rezultate sugjerojnë se njerëzit mund të infektohen nga virusi përmes aerosolëve dhe pasi prekin objektet e kontaminuara.
Covid-19 në gjuhën shkencore njihet si SARS-CoV-2. Shkencëtarët e kanë krahasuar atë me parardhësin SARS-CoV-1, për të mësuar pse 2-shi po përhapet më shpejt sesa parardhësi i tij.
Përgjigja është tek koha e inkubacionit kur njerëzit nuk e dijnë se janë të infektuar dhe mund ta bartin atë përmes spërklave dhe kontakti i afërt.
CoV-1 është shfaqur në vitin 2002-2003 dhe ka infektuar 8 mijë njerëz, ndërkaq nga viti 2004 nuk ka pasur raste të raportuara në asnjë vend të botës.
Shkencëtarët kanë sugjeruar se masat kundër përhapjes së CoV-1 nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe efektive kundër përhapjes së CoV-2. /Gazeta Shneta/