Pandemia e krijuar në shumë vende të botës ka bërë që shumë njerëz të vetë-izolohen dhe të ruajnë shëndetin e tyre.
A mund të shkoj akoma shëtitje?
Këshillat zyrtare mund të na bëjnë konfuze. Nga njëra anë, na është thënë që të qëndrojmë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur shkruan BBC.
Nga ana tjetër, na është thënë gjithashtu se është e rëndësishme të bëni ushtrime dhe se një shëtitje ose vrapimi në park është në rregull transmeton GazetaShneta.
Në Nju Jork, komisioneri i parqeve të qytetit Mitchell Silver inkurajoi banorët të përdorin numrin e madh të parqeve të qytetit, duke theksuar se shpenzimi i kohës jashtë mund të zvogëlojë stresin dhe të forcojë sistemin imunitar.
Në mënyrë të ngjashme, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka theksuar se parqet dhe hapësirat e hapura janë “vendimtare për vendin tonë dhe për shoqërinë tonë”, dhe u bërë thirrje njerëzve t’i përdorin ato me përgjegjësi dhe duke ruajtuar distancë./GazetaShneta/