Koronavirusi i ri është më aktiv në temperatura rreth 4 gradë Celsius, ndërsa shkatërrohet në 70 gradë për rreth 5 minuta, sipas një studimi të shkencëtarëve në Universitetin e Hong Kong-ut.
Në 4 gradë, virusi mund të jetojë për gati dy javë, ndërsa në 70 gradë vdes në pesë minuta, sipas hulumtimeve mjekësore të publikuara në Medrxiv.org përcjell Gazeta Shneta.
Shkencëtarët gjithashtu kanë hetuar qëndrueshmërinë e virusit në sipërfaqe të ndryshme, dhe është zbuluar se mbetet në sipërfaqen e maskave mjekësore deri në një javë, në temperaturën e dhomës dhe lagështinë e ajrit deri në 65%.
Në letër qëndron më pak se 3 orë, në dru jo më shumë se dy ditë, në gotë mund të mbijetojë deri në 4 ditë, ndërsa në çelik dhe plastikë deri në një javë. /Gazeta Shneta/