Kontracepsioni i urgjencës, apo i njohur ndryshe si kontracepsioni post-koital, përdoret për të parandaluar shtatzëninë pas një marrëdhënie seksuale të pambrojtur ose me mbrojtje jo të plote.
Indikacionet më të shpeshta përfshijnë: çarja e prezervativit, harrimi i kontraceptivit, apo dështimi i çdo lloj tjetër metode kontraceptive.
Ekzistojnë 2 lloje pilulash kontraceptive të urgjencës:
Pilula kontraceptive e urgjencës të cilën mund ta pini deri në 3 ditë pas aksidentit.
Pilula kontraceptive e urgjencës EllaOne, mund ta pini këtë pilulë deri në 5 ditë pas aksidentit.
Pilula kontraceptive e urgjencës nuk është një abortim. Pilula kontraceptive e urgjencës ndërpret ose vonon ovulacionin. Një abortim i jep fund një shtatzënie të vërtetë.
Për çdo paqartësi këshillohet konsultë me mjekun tuaj!
European Clinic Kosova në krye me gjinekologen e njohur Aida Kumnova në Gjakovë është në dispozicionin tuaj për çdo shqetësim. Kontaktoni në këtë numër: 044 216 020
Artikull i sponsorizuar