Një gotë verë në ditë mund t’iu ndihmoj të mbani një mendje më të kthjellët dhe mund të zbres rrezikun nga humbja e kujtesës së pjesshme pas moshës 60 vjeçare, theksojnë shkenctarët mjekësor.
Saktësisht ky nuk është një arsyetim për të shpeshtuar pirjen e verës, por sipas studimit të fundit, doktorët kanë disa lajme bindëse për personat që kënaqen duke pirë një apo dy gota verë gjatë mbrëmjes! Konsumimi i rregullt është i ndërlidhur me shëndetin e trurit në moshë të shtyer, bazuar në artikullin e publikuar së fundi në Journal of Alzheimer’s Disease, transmeton Gazeta Shneta.
Krahasuar me njerëzit që nuk pinë verë fare në përditshmëri, disa studime të realizuar kohë më parë, kanë vërtetuar se konsumimi i rregullt i verës zgjatë jetën.
Për të realizuar këtë studim, shkenctarët kanë monitoruar 1344 femra dhe meshkuj të moshës 55 deri në 84, për 29 vite me radhë. Këta pjestarë të studimit, janë pyetur rreth shprehisë së konsumimit të verës në moshë më të re, dhe pastaj u është bërë një fotografim të trurit për çdo 4 vite, për të parë nëse janë shfaqur shenja të humbjes së kujtesës pas disa viteve.
Rezultati përfundimtar nga Universiteti i Kalifornisë, ka rezultuar të jetë se personat që kanë qenë konsumues të rregullt, kanë gëzuar jetë më të gjatë dhe kujtesë për t’u pasur zili. /Gazeta Shneta/