Pirja e alkoolit gjatë shtatzanisë mund të çojë në peshë të ulët të lindjes dhe funksion të dobët njohës, sipas shkencëtarëve.
Në një studim të botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë, studiuesit nga Universiteti i Bristol hetuan ndikimin që konsumimi i alkoolit gjatë shtatzanisë mund të ketë te një fëmijë.
Ekipi vlerësoi 23 studime të publikuara mbi përdorimin e alkoolit gjatë shtatzanisë dhe gjeti prova që mund të çonin në peshë më të ulët të lindjes dhe funksionim më të dobët të njohjes.
Studiuesit shprehen se kjo është hera e parë që rezultatet nga një numër studimesh të ndryshme janë krahasuar në lidhje me efektet e përdorimit të alkoolit gjatë shtatzanisë.
Metodat përfshinin studime tradicionale, siç janë provat e kontrolluara të rastit, së bashku me strategjitë alternative, siç është krahasimi i fëmijëve në të njëjtat familje, nënat e të cilën ulën ose rritën përdorimin e tyre të alkoolit midis shtatzanive.
Më parë, hulumtimi mbi këtë temë ka qenë vetëm përmes studimeve “vëzhguese”, ku pjesëmarrësit tashmë janë të ekspozuar ndaj një faktori rreziku dhe studiuesit nuk e ndryshojnë këtë. /GazetaShneta/