Konsumatori padit Nokia-n, pasi një nga telefonat e saj i shkaktoi tumor në tru

2018-05-16 në ora 15:41

Një shitës i cili tha se ishte i “ngjitur” pas telefonit të tij në vitet ’90 është duke e paditur kompaninë telefonike ‘Nokia’, pasi një pajisje telefonike e tyre i zhvilloi tumor në tru të madhësisë së topit të golfit, që e la atë të shurdhër në njërin vesh.

Neil Whitfield, 60 vjeç, mendohet të jetë i pari që do padisë një kompani të telefonisë mobile në këtë mënyrë në Britani. Ai pretendon se përdorimi i telefonit në periudha të gjatë shkaktoi tumor neuroma akustike, i cili u hoq në një operacion në vitin 2001, duke e lënë atë pjesërisht të shurdhër, transmeton Gazeta Shneta.

Whitfield po padit për humbjen e të ardhurave, pasi ai humbi punën si shitës kur nuk pranoi të përdorte telefonat celularë. Whitfield tha për Sunday Mirror, “Jam i bindur se tumori më është shkaktuar nga telefonat celularë.”

“Kalova thuajse pesë vite “ngjitur” në telefon, deri sa u diagnostikova me tumor’, njofton pacienti.

Ndërkohë që ka deklaruar se do të mund t’i marrë kohë që ta fitojë gjyqin, ai ka thënë se nuk do dorëzohet./Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *