Pas takimit që mbajti sot me ministrin e Shëndetësisë dhe zyrtarë të SHSKUK-së, kryeministri Ramush Haradinaj ka nxjerr një konstatim për shëndetësinë.
Haradinaj ka postuar në facebook një njoftim, duke nxjerr një konstatim të vonuar se shëndetësia duhet trajtuar rrënjësisht, shkruan Gazeta Shneta.
“Sistemi ynë shëndetësor po përballet me vështirësi të shumta për një periudhë tashmë tepër të gjatë. Në takimin e Nivelit të Lartë për Shëndetësinë, konstatuam se shëndetësia si fushë e interesit vital, duhet trajtuar rrënjësisht dhe problemet të dalin në dritë”, ka thënë Haradinaj.
Ndonëse Haradinaj thotë se ka vullnet për të gjetur ilaçin për shëndetësinë, situata në terren është krejt ndryshe.
“Kemi vullnetin e plotë ta gjejmë ilaçin e duhur, që gjendja në shëndetësinë kosovare të rimëkëmbët. Trajtimi mjekësor në vend është e drejtë themelore dhe ne duhet ta zbatojmë”, ka thënë ai.
Derisa Haradinaj jep këso deklarata, pacientët kosovarë vazhdojnë të mos i marrin shërbimet e duhura nëpër spitalet publike të Kosovës, i blejnë barnat e Listës Esenciale, si dhe kërkojnë para për shërim jashtë vendit. /Gazeta Shneta/