Hormonet janë ato që kontrollojnë shfaqjen e tyre dhe nëse për meshkujt disa vende janë më se normale që të mbulohen nga qimet, për femrat ndodh e kundërta.
Sipas gjinekologes Alyssa Dweck ka shpjeguar për COSMOPOLITAN se sa e zakonshme është prezenca e qimeve në thimthat e femrave. Këto të fundit rriten rreth areolës sepse pikërisht këtu janë të përqendruara gjëndrat e ashtuquajtura “Montgomery”.
Këto gjëndra lirojnë “yndyrë” për të mbajtur thimthat e hidratuara. Në lidhje me këto, ajo shtoi se ndonjëherë, yndyra e këtyre gjëndrave nxit rritjen e mini-qimeve duke u shndërruar në qime.
Është normale, por numri i madh i qimeve në këtë zonë mund të jetë një shenjë e çrregullimeve hormonale.
“Nivel i lartë i testosteronit (hormoni mashkullor) mund të jetë përgjegjës për rritjen e qimeve në vendet e pazakonta për femrat”.
Në qoftë se vëreni qime në vende gjithashtu “tipike” për meshkujt si si buza e sipërme ose mjekër, kjo mund të jetë një shenjë e hirsutizmit, një simptomë e lidhur zakonisht me sindromin e ovareve policistike.
Këto qime mund t’i hiqni, siç mund të bëni me pjesën tjetër të qimeve në trupin tuaj, por vetëm duhet të përdorni një piskatore të sterilizuar për të shmangur infektimin e gjendrave./LIVING/